Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale shfaqet një nxënës që përgatitet të dalë nga një zonë e një shkolle bashkë me një mësuese.
Sipas videos, lihet të kuptohet se nxënësi dhe mësuesja kanë kryer akte të turpshme, për mos thënë, marrëdhënie seksuale.
Në video shihet gruaja, e cila supozohet se është mësuesja, ngre pantallonat dhe nis të rregullohet.
Edhe nxënësi, që në dukje është i mitur, fillon të sistemojë veshjet pas momenteve me mësuesen. Videoja është publikuar nga një faqe në rrjetet sociale me emrin “Antidroga”, dhe administratorët pretendojnë se videoja është xhiruar në qytetin e Shkodrës.