(VIDEO)Tragjike në Tiranë/ Kamioni përplas për vdekje 60-vjeçaren te Astiri

163

Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen, ka ndodhur këtë të premte në vendin tonë.

Mësohet se 60 vjeçare është përplasur nga një kamion në hyrje të rrugës “Abedin Rexha”.

Policia njofton se drejtuesi i kamionit P. Rr., 43 vjeç është shoqëruar në polici.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.