“Vigjilent për të shumëfishuar llogarinë”, kush janë shenjat e Horoskopit që premtojnë një jetë të kamur

48

Kur vjen puna te të bërit para, disa persona thjesht nuk munden. Po Shigjetar, me ty e kemi! Teksa një pjesë nuk është aspak e përqendruar te shifrat (Peshqit), një Dash po qëndron vigjilent për të shumëfishuar llogarinë e tij.

Njihuni me katër shenjat e zodiakut, që premtojnë një jetë të kamur!

Dashi

Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë apo si duhet të sillen për të rritur të ardhurat e tyre. Guximi është një fjalë që i karakterizon, ndaj nuk do të ngurojnë të provojnë shumëçka derisa bingoooo.. të qëllojnë në pikën e duhur.

Binjakët

Janë kaq të çiltër, bashkëpunues dhe interesantë, sa askush nuk do ta mendonte dy herë për t’i punësuar apo besuar një projekt të rëndësishëëm. Profili i tyre në Linkedin është kurdoherë i kuruar, ndaj lidhjet me njerëzit e duhur nuk do t’u mungojnë kurrë.

Peshorja

Të punosh shumë dhe mbi të gjitha me inteligjencë, kjo është motoja e çdo peshoreje në punë. Nuk dinë t’u bëjnë bisht përgjegjësive, përkundrazi kërkojnë t’i marrin sa më shpejt dhe me çdo formë që të jetë e mundur. Dinë të ruajnë raportet e duhura me bashkëpunëtorët dhe sigurisht, të dominojnë.

Bricjapi

Njerëzit e shenjës në fjalë përndiqen nga reputacioni negativ i njeriut të ashpër dhe të ftohtë, që shpesh këto cilësi e ndihmojnë të ngjitet në majë. Kanë strategjinë e tyre vetjake, nuk stepen kurrsesi për t’u thënë njerëzve se çfarë ata duhet të bëjnë dhe le të themi kanë një sens të lindur lideri.