Vijon debati i ashpër mes Xhensila Peres dhe Ronaldo Sharkës

110

Një intervistë e dhënë tek Ronaldo Sharka, ka tensionuar Xhensilën dhe ka shkaktuar një debat që duket se nuk ka përfunduar ende. Edhe pas trasmetimit të programit, sherri ka vazhduar virtualisht mes dy personazheve. E gjitha nisi në momentin që Ronaldo i përmendi Xhensilës që në rrjet konsiderohet si vajzë e pamoralshme, ndërkaq kjo e fundit ia ktheu që edhe ai në rrjet konsiderohet me prirje homoseksuale. “Gëzuar ditën ndërkombëtare të diskriminimit, mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur trondtitjet e familjes time, por ju mund ta shini, sepse jam me të vërtëten. Edhe njëherë, turp të vi Madre Teresa,” ka qenë kunja e Ronaldos në rrjete sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Pere (@xhensilapere_)

Vetëm pak minuta më vonë, ka ardhur edhe reagimi i Xhensilës, e cila ka shkruajtur: “Po e bëj dhe një shkrim se mesa duket live se paske kuptuar: -Emisioni do trasmetohej sepse në të kundërt do përfundoje në gjyq.-Nëse tani tu kujtua familja , përpara se të përgatisje skenarin duhej të merje parasysh që edhe e ftuara jote e cila të jep klikimet e lakuara e ka një të tillë e cila po ashtu lëndohet kur ju quan vajzën imorale.-Nëse e quan veten gazetar , minimalisht duhet të njohësh rregullat bazë të gazetarisë , në të kundërt dil e bëj llogje në lagje e nëpër shkallët e pallatit.-E fundit , kur përgatit pyetjet përgatitu edhe për përgjigjet se jo gjithmonë e ftuara do përdorë diplomacinë por mund të të kthehet me të njëjtën monedhë dhe mesa duket ti di vetëm të hedhësh.Kështu që kurseja vetes rolin e viktimës dhe hiq dorë nga pyetjet idiote dhe denigruese se jo vetëm ti por çdokush që do guxojë ti bëjë do marrë vetëm shuplaka.”

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.