Vijon rritja e rasteve me Covid-19 në Greqi, sistemi shëndetësor në vështirësi

93

Greqia njoftoi se në 24 orët e fundit ka regjistruar 1,790 raste të reja, 29 vdekje dhe 371 pacientë në intubim, raporton ekathimerini.
Nga infeksionet e reja, 790 u konfirmuan në Atikë, 150 në Selanik dhe 122 në Akaia. Shifrat e reja të botuara nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY) çuan numrin e të vdekurve në 6,439 dhe rastet totale në 188,201. Autoritetet shëndetësore kryen 50,334 teste në vend me shkallën e pozitivitetit në 3.56%.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.