Vijon rritja e rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë

60

Kosova vijon të regjistrojë rritje të rasteve me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.532 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 568 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (56, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (84 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 70.753 ndërsa numri i vdekjeve ka arritur në 1.620.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 295 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.628 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.505.