Vjosa Osmani dhe Albin Kurti bashkojnë forcat për zgjedhjet e 14 shkurtit

45

“Vetëvendosje” e Albin Kurit dhe nisma “Guxo” e Vjosa Osmanit do të garojnë së bashku në një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur këtë të enjte, në konferencën për media të mbajtur nga Osmani dhe Kurti.

Duket se marrëveshja mes tyre është arritur edhe pas dakordësisë për synimet individuale, ku Kurti do të synojë postin e kryeministrit dhe Osmani atë të presidentes.

Vjosa Osmani: Ne kemi mjaftueshëm përfaqësues në këtë listë, sa të arrijmë fitore. Marrëveshja është mes listës që drejtoj unë dhe zotit Kurti. Ne do garojmë në një listë të përbashkët zgjedhore. LDK nuk është pjesë e marrëveshjes. Ne do të fitojmë mjaftueshëm. Do kandidojmë me zotin Kurtin kryeministër dhe unë do kërkoj sërish legjitimitetin si presidente.-tha Osmani

Albin Kurti: Ne do garojmë bashkë dhe do të fitojmë bashkë. Këto nuk janë zgjedhje, por referendum. Më 14 shkurt do jetë referendum, ku qytetarët do të zgjedhin partitë e vogla apo ardhmërinë, që të nxjerrim shtetin nga kriza e shumëfishtë dhe ta vëmë në binarin e integrimit euro-atlantik. Ky është referendum. Pengesa patjetër dalin rrugës, por nuk na ndalin kurrë. Nuk ka më pengesa që nuk janë të tejkalueshme. Nuk ka pengesë që të na ndalë. Në Kosovë ka garë të ashpër mes dy partive të vjetra. Gara është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në atë garë unë dhe zonja presidente nuk kemi çfarë të kërkojmë.-është shprehur Kurti