Vlorë/ Makina përplas për vdekje një 7-vjeçare

83

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një automjet ka përplasur për vdekje të miturën me inicialet A.C 7 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ndërsa drejtuesi i mjetit me inicialet E.Sh është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Vlorë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.