Votat e kandidatëve në Vlorë/ Vjen surpriza e parë, zbuloni sa vota kanë marrë Edi Rama, Bujar Leskaj dhe Luan Rama

2076

Po vijon numërimi i votave të marra nga kandidatët për deputetë në disa qarqe të vendit, ku në Vlorë procesi është drejt përfundimit.

PARTIA SOCIALISTE

Në kampin socialist kryeson bindshëm garën e më të votuarve kryeministri Edi Rama me 8857 vota të marra. Ky i fundit ndodhej i 8-ti në listën e qarkut të Vlorës.

Kryesocialisti ndiqet nga nr.7 në listë Damian Gjiknuri me 5331 vota, ndërsa i treti qëndron Vullnet Sinaj me 5265 vota.

PARTIA DEMOKRATIKE ALEANCA PËR NDRYSHIM

Në kampin demokrat dhe aleatëve kryeson listën Bujar Leskaj me 4552 vota.

Ky i fundit ndiqet nga Fation Veizaj me 3316 vota, ndërsa i treti sa i takon votave është Gëzim Ademaj me 2984 vota.

E katërta në radhë është Ina Zhupa me 1917 vota.

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

Mes kandidatëve të LSI kryesuesi i listës Luan Rama nuk rezulton më i votuari në këtë qark.

Në LSI lista prihet nga Dikens Bushaj me 747 vota, që ndiqet nga Grisejda Myslimi i vendit të dytë me 722 vota ose 25 vota më pak se Bushaj.

Ndërsa në vendin e tretë renditet Luan Rama i cili ka grumbulluar 516 vota, kurse i katërt më i votuar Dhimitraq Lapa me 446 vota.