“Votoni Joe Biden”/Gashi: Thirrja e Kurtit, ndërhyrje në punët e brendshme të SHBA-ve

57

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas thirrjes së Albin Kurtit për të votuar Joe Biden në SHBA.

Në një reagim në Facebook, Gashi shkruan se kjo është një ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Po ashtu, ai shprehet se dëmi i këtij deklarimi të Kurtit do të jetë shumëdimensional.

“Deklarimi i ish-kryeministrit për zgjedhjet në SHBA përbën ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti mik. Dëmi do të jete disadimensional.”

Kujtojmë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur hapur anën e kandidatit demokrat për president në SHBA.

Përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në Facebook, ai u bëri thirrje shqiptarëve të Amerikës, që të votojnë Joe Biden. Sipas tij, një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.