Vrasja e Behar Sofias në mes të Tiranës, detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë

120

Detaje të tjera kanë dalë lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në një nga zonat më të populluara, afër Piramidës.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje shumë persona të cilët mund të kenë dijeni për motivet e ngjarjes, ndër to edhe familjarët e Behar Sofias.

Descript.al mëson se familjarët para grupit hetimor janë shprehur se nuk kanë pasur konflikte apo të jenë kërcënuar kohët e fundit.

Familjarët e tij janë shprehur se ai ka dalë për të pirë kafe, e më pas do të blinte diçka e do të kthehej në shtëpi.

Po ashtu, familjarët e Behar Sofias kanë deklaruar se ai nuk u ka thënë se do të takonte njeri, ndërsa nga hetimet që ka bërë policia, në telefonin e tij nuk janë gjetur biseda të dyshimta që mund të çojnë në zbulimin e autorëve e ngjarjes.

Për këtë ngjarje, policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, ndërsa pista në të cilën është fokusuar grupi hetimor ka të bëjë me të shkuarën e 66 vjeçarit.

Behar Sofia, nuk është një emër i panjohur si për policinë po ashtu edhe për drejtësinë shqiptare, pasi në shumë raste ka qenë nën hetim dhe i dyshuar për disa ngjarje dhe për trafik kokaine.

Sofia u vra nga persona ende të paidentifikuar mëngjesin e ditës së enjte, ku u qëlluar me armë silenciator me dy plumba ku edhe gjeti vdekjen.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.