Vrasja e Behar Sofisë/Artan Hoxha tregon detajet: U ekzekutua nga vrasës me pagesë. Ka qenë ushtarak, më pas lëvizi drejt…

213

kazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja lidhur me vrasjen e ditës së sotme, ku u ekzekutua me silenciator Behar Sofia.

Hoxha shpjegon se vrasja ka qenë me pagesë duke shtuar se ekzekutimi i Behar Sofisë  është është tipike vrasje mafioze ku ekzekutori nuk ka lidhje me viktimën.

Ndër të tjera ka thënë se biznesmeni ka qenë një ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej dhe sipas tij ka pasur edhe tentativa të mëparshme për ta vrarë. Gazetari ka dhënë dhe detaje të tjera duke thënë se Sofia ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë duke shtuar më tej se ai ishte një prej personazheve më të fuqishëm në botën e krimit.

Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi. Këto janë vrasje me mesazh brenda. Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ekzekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm. Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej. Ka pasur tentativa të mëparshme për ta vrarë. Aftësia e personazhit që ka humbur jetën sot, ka qenë se gjithmonë gjente lidhjet e duhura në radhët e policisë së shtetit. Më shumë spikaste si biznesmen. Sa herë përmendej emri i tij, policia shikonte me dyshim. Prandaj u bë i rëndësishëm. Është një nga njerëzit më të fortë në Shqipëri që nga momenti ku u bë objektiv i disa atentateve të njëpasnjëshme. Ai po përpiqej të siguronte një jetë normale për fëmijët e vet. Ai në botën e krimit është personazhi që fluturon ulët që të mos bëjë shumë zhurmë. Në trafikun e heroinës që vjen nga Afganistani është ndër më të rëndësishmit. Në vitin 1998 është kapur me personazhe shumë të famshëm të Shijakut. Në momentin e parë kur është kapur me një futbollist të Fenerbhaçes”, tha Artan Hoxha për Abc News.