Vrasja e Hekuran Billës, policia identifikon një të dyshuar! Ja roli i tij

187

Një person është identifikuar nga Policia e Tiranës, si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, pak ditë më parë në Tiranë.

Descript.al mëson se identifikimi i tij është bërë nga kamerat e sigurisë, ku dallohen lëvizjet e dyshimta që ka bërë gjatë ngjarjes.

Burimet sqarojnë se personi i shoqëruar nga policia, ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli, çka hidhen dyshime të forta se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes.

Personi i shoqëruar mësohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e Billës, duke e ndjekur atë dhe më pas ka lajmëruar atentatorët për të bërë ekzekutimin e tij.

/Descript.al/