Vrasja makabre për një karikues telefoni, Gjykata e Apelit jep vendimin e rëndë për 4 autorët

355

Gjykata e Apelit jep vendimin për vrasjen e 23-vjeçarit, Marvi Mihali, i cili u godit me thikë në korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Kështu, Apeli ka dënuar me 19 vite burg Dejvi Bitrajn ndërsa tre të pandehurve të tjerë, Eugen Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla u ka dhënë nga 12 vite burg secilit.

Prinderit e Marvi Mihalit prej tri vitesh kanë qenë në një betejë të gjatë në kërkim të drejtësisë për djalin e tyre të vetëm ndërsa vitin e kaluar u gëzuan me ardhjen në jetë të një vajze së cilës i vunë emrin e djalit të ndjerë. (descript.al)