Vuçiç: Kurti nuk duhet të niset për në Bruksel nëse do të flasë për njohje

52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi të enjten se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk duhet të niset për në Bruksel nëse mendon t’i imponojë temat për të cilat do të flasë, duke iu referuar kështu njohjes reciproke mes dy vendeve.

Ai tha se Serbinë e pret dialog i vështirë.

“Nëse ata mendojnë se mund të vinë e të flasin për gjërat që duan, ata madje nuk duhet të udhëtojnë. Sidoqoftë, dialogu është i rëndësishëm, mund të flasim dhe të ulim tensionet”, tha Vuçiç në hapje të një fabrike gjermane në Serbi, raportojnë mediat serbe.

Krerë të institucioneve kosovare, por edhe shumicës së atyre ndërkombëtare, thonë se finalja e gjithë procesit të dialogut duhet të jetë njohja mes dy vendeve, gjë që Vuçiqi në vazhdimësi ka thënë se nuk do ta bëjë derisa të mbajë postin e presidentit.

Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel më 15 qershor.