“Ylli argjentinas është vrarë, mjekët neglizhuan detyrën”/ Zbulohet raporti mbi vdekjen e Maradonës

140

12 ditë pas vdekjes së yllit argjentinas, Diego Maradona, është hapur një hetim, pasi dyshohet se futbollisti është vrarë, ndërkohë që neurokirurgu i tij, Dr. Leopolodo Luque, është marrë në pyetje.

Sipas një raporti të përkohshëm mjekësor mbi vdekjen, është zbuluar se legjenda e futbollit nuk ishte monitoruar si duhet dhe nuk po merrte ilaçet e nevojshme për zemrën.

Prokurorët, që hetuan vdekjen e tij pas operacionit për heqjen e një mpiksje gjaku në tru, shtuan se personeli infermieror, i caktuar për t’u kujdesur për të, ka neglizhuar detyrën.

Në dosjen e hapur thuhej se asnjë nga personeli mjekësor nuk po kujdesej siç duhej për pacientin, madje trajtimi pas operacionit ishte i shkujdesur dhe i çorganizuar, shkruan TheSun.

Sipas Kodit Penal në Argjentinë, nëse vdekja e një pacienti vjen si pasojë e neglizhencës, mjekët dënohen nga 1 deri në 5 vite burg.

/descript.al/