Zbulohen mesazhet mes njëri-tjetrit që fundosën kontrollorët: Mbylle kullën…!

686

Pas arrestimit të tre kontrollorëve, të cilët akuzohen se kanë organizuar grevën në Rinas, prokuroria ka zbuluar disa mesazhe në një grup Whats App, ku ata flisnin me njëri-tjetrin.

“Mua dhe Lolën na pushuan se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të gjithë bashkë, e prekën fundit” është një nga mesazhet që prokuroria ka gjetur në këtë grup, e shkruar nga Flora Ndreca, drejtuar një punonjësi tjetër.

Nga dokumenti i urdhër-ndalimit që Descript.al e zotëron mësohet se Muhin Mezini është ai që u ka shpërndarë punëtorëve të tjerë formularin e deklarimit të paaftësisë në punë dhe duke i shpjeguar se si duhet ta plotësonin.

Armando Fezga komunikon me Eldi Dervishin dy ditë më parë, më 6 prill rreth orës 11:34 ku i shkruan:

“Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”.

Në grupin e WhatsApp, një nga kontrollorët i quajtur Hajredini, i shkruan Armandos:

“Po unë them duhet që të bëni dhe tokat, jo vetëm atë”.

Ndërsa Klesti, një tjetër prej kontrollorëve shkruan “Mbylle kullën”.

Hajredini i përgjigjet: “Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes”.