Zbulohet video e Grida Dumës që po thyen rrjetin

2296

 

Gjatë fushatës elektorale, kanë qënë të shumta pretendimet e kandidatëve për deputetë lidhur me pritshmëritë që ata kishin për zgjedhjet e 25 prillit.

Një ndër përballjet në distancë ishte edhe ajo mes Grida Dumës nga radhët e PD dhe drejtuesit politik për qarkun e Tiranës Erion Veliaj.

Në një deklaratë të saj, Duma shprehej se nëse ai (Erjon Veliaj) merr 7% të votave në Kavajë dhe Rrogozhinë atëherë ajo heq dorë nga mandati i deputetit.

Ndërkohë, zgjedhjet përfunduan dhe Duma shënoi humbje në dy bastionet e mëdha të së djathtës teksa PS siguroi në Kavajë 45.88 % të votave dhe në Rrogozhinë 50.45%.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.