Zëdhënësi i OBSH: Vaksina “Moderna” po rishikohet për përdorim emergjent

64

Vaksina e COVID-19 “Moderna” po rishikohet të hënën nga ekspertët teknikë për listën e mundshme të përdorimit urgjent të OBSH, i tha Reuters një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Moderna po shqyrtohet në takimin e TAG (grupit teknik të këshillimit) sot”, tha zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier në përgjigje të një pyetjeje. Një vendim mbi vaksinën e prodhuesit të ilaçeve në SHBA pritej një nga këto ditë, tha ai.

Deri më tani vaksinat COVID-19 të bëra nga Pfizer, AstraZeneca (dhe Johnson & Johnson tashmë kanë marrë miratimin e OBSH-së, i cili është një sinjal për autoritetet rregullatore kombëtare për sigurinë dhe efikasitetin e produktit .

Descript.al