Zelanda e Re mposhti Covid-19, Mbretëresha Elizabeth telefonon kryeministren për të mësuar se si vepruan

217

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha të mërkurën se ajo foli me Mbretëreshën Elizabeth II pasi vendi i saj doli nga bllokimi i rreptë që ndihmoi në kontrollin e përhapjes së koronavirusit dhe pasi shpalli fitore ndaj betejës kundër Covid-19.

Ardern tha se ajo mori një mesazh ku thuhej se Mbretëresha dëshironte të dinte se si Zelanda e Re po vepronte në rrethana të pandemisë globale.

“Madhështia e saj ishte me të vërtetë e interesuar të dinte se si ne po bënim dhe shprehu kënaqësi që po ia dilnim mbanë mirë,” tha Ardern në një konferencë për shtyp.

Zelanda e Re ishte nën një bllokim të rreptë që pa zyrat, shkollat, qendrat, restorantet, sheshet e lojërave dhe të gjitha hapësirat e tjera publike të mbyllura për më shumë se një muaj. Bllokimi u hoq të martën.

Vendi i Paqësorit raportoi dy raste të reja të konfirmuara të COVID-19 të Mërkurën, duke shkuar në total 1,126, dhe 19 vdekje, shumë më pak se shumë vende të tjera pasi kontrolloi me sukses virusin duke mbyllur kufijtë dhe ekonominë e tij.

Në një postim në Facebook dhe Instagram të martën, Ardern tha që ishte një “kënaqësi për të të fliste me madhështinë e saj”.

“Dashuria e saj për Zelandën e Re, interesimi i saj për atë që po ndodh këtu dhe kujtimi i saj për vendet dhe ngjarjet që janë të veçanta për ne, kurrë nuk pushon së më mahnituri,” shkroi Ardern në postimin në Instagram.

Zelanda e Re ka qenë e pavarur nga sundimi britanik që nga viti 1947, por e mban Mbretëreshën si monarkun e saj kushtetues dhe kreun e shtetit.