“Zemra”/Një muaj pas ndarjes, djali i Ardit Gjebresë nis një lidhje dashurie me modelen seksi shqiptare?

3142

Rreth një muaj më parë në media qarkulloi lajmi se djali i moderatorit të njohur shqiptar, Ardit Gjebrea i kishte dhënë fund fejesës së tij disavjeçare. Jon Gjebrea ishte në një romancë me Merlin Haxhiymerin, vajzën e një biznesmeni të njohur në Tiranë.

Ish çifti nuk dhanë sqarime për ndarjen e tyre, ndërkohë që fshinë ‘gjurmët’ e njëri tjetrit nga rrjetet sociale. Ndërkohë pas një periudhë të shkurtër Joni ka nisur një jetë të re, jashtë Shqipërisë duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka publikuar një fotografi krah modeles së njohur shqiptare, Vildane Zeneli, e cila gjithashtu jeton në SHBA. Gjebrea dhe një nga vajzat më të komentuara & seksi të showbizzit kanë shkëmbyer shpesh komente në ‘Instagram’ me njëri tjetrit duke lënë vend për dyshime.

Ata e kanë quajtur njëri tjetrin zemra dhe janë fotografuar gjithashtu pranë, mirëpo mbetet të shihet nëse ka diçka më tepër sesa miqësi mes tyre. /Descript.al/