Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ miraton rezultatin për partitë dhe kandidatët për 11 qarqe

54

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit për 11 qarqe.

Rezultati i miratuar nga KQZ është për partitë dhe kandidatët për deputetë në qarqet Berat, Durrës, Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier si dhe Lezhë.

Ndërkohë, partitë nga ana tjetër kanë 5 ditë kohë për ankimimin e rezultateve.

Nga ana e tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se partitë mund të kenë informacionet e nevojshme, ndërsa shtoi se edhe KQZ është e interesuar për procesin zgjedhor.

Kujtojmë se të premten e kaluar KQZ-ja miratoi rezultatin për qarkun e Kukësit.