Zgjedhjet/ Vëzhguesit vendorë: Nxjerrja e të dhënave personale, skandal po përdoret edhe administrata

Sipas raportit, të publikuar 10 ditë para zgjedhjeve është dhe përdorimi i administratës.

23

Vëzhguesit vendorë kanë ngritur shqetësimin për publikimin e të dhënave personale, por edhe faktin se materialet janë në dorë të një force politike.

Sipas raportit, të publikuar 10 ditë para zgjedhjeve është dhe përdorimi i administratës.

“Përdorimi i mjeteve publike, domethënë i administratës për fushatë zgjedhore. Ekziston ligji i parashikimit që e ndalon këtë veprimtari, ndalon çdo lloj veprimtarie të përdoret në fushatë.”

Në kodin zgjedhor parashikohet ndalimi i propagandës me investime publike, por vëzhguesit thonë se po përdoret pandemia dhe tërmeti dhe për këtë sipas tyre u shfrytëzua ndryshimi në Komisionin Rregullator. “Ekzistonte rregulli ligjor që në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet fushatë me fatkeqësitë natyrore.  Vetëm në “Facebook” janë harxhuar mbi 130 mijë dollarë për fushatë politike,  dhe për këtë harxhim nuk ka asnjë lloj rregullimi ligjor.”

Vëzhguesit tërhoqën vëmendjen edhe për shpenzimet që bëjnë në rrjetet sociale, financime këto që nuk kontrollohen.