Zjarr i madh te Piramida në Tiranë, raportohen dëme të mëdha materiale

233
FOTO ILUSTRUESE

Ambientet e brendshme të Piramidës në Tiranë janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme Sikurse raporton policia, mësohet se flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar nga forcat zjarrfikëse, ndërsa pas ka mbetur vetëm tymi që shihet ende.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 21.11.2020, rreth orës 18:15, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë.